30 Nëntor, 2021

Bashkëshortja e tradhtoi për katër vite me radhë, 40-vjeçari: Jam bërë paranojak, dua të takoj ish-in e saj


Largësia e bën gjithmonë të vështirë funksionimin e një marrëdhënieje. Një 40-vjeçar tregon se si bashkëshortja e tij prej dhjetë vitesh, e tradhtoi me një tjetër.

tradhti emocionale

Gjatë rrëfimit për “Dear Deidre”, ai zbuloi se bashkë kanë edhe një djalë tetë vjeçar. Ndonëse kanë kaluar dy vite që kur lidhja e bashkëshortes së tij mori fund, ai nuk e përtyp dot faktin që ajo ka qenë me të për katër vite. Ja rrëfimi i tij:

Sa herë që dal, shqetësohem se mos takoj rastësisht ish të dashurin e bashkëshortes time, e cila më tradhtoi me të. Mbase diçka e tillë edhe ka ndodhur deri tani.

Nuk ja kam idenë se kush është ai. Jam bërë paranojak dhe e imagjinoj ish-gruan time me shumicën e burrave që shoh.

Muajin e kaluar më tregoi se më kishte tradhtuar për katër vite me radhë. Ndërkohë ne kishim dhjetë vite bashkë. Nuk kisha ndryshuar asgjë. Më tha se ishte larguar nga unë, sepse punoja shumë larg dhe se ndihej e vetmuar.

E pranoj që nuk qëndroja shumë në shtëpi dhe ndoshta kjo më ka bërë një burrë jo të mirë. Ajo nuk më tregon detaje për lidhjen e saj, por më ka thënë se lidhja e tyre ka përfunduar para dy vitesh.

Jemi rreth të dyzetave. E dua ende atë dhe kam shumë dëshirë që ta fal, prandaj po përpiqemi t’i bëjmë gjërat të funksionojnë për hir të djalit tonë, i cili është tetë vjeç.

E vërteta është se nuk jam i sigurtë nëse mund ta fal apo të harroj atë që ka ndodhur.  Gjithçka që mendoj është ish-partneri i saj. Duhet të di se kush është ky njeri, ku jeton, si duket.

Por ajo më thotë se është më mirë nëse nuk i di detajet. Më ka thënë se nuk është dikush në rrethin tonë shoqëror, por paqartësia që e karakterizon kur flet, më bën të mendoj se po e mbron atë. Si mund të vazhdoj përpara dhe të harroj çdo gjë?”.

“Dear Deidre” thotë:

Ndoshta mendoni se zbulimi i identitetit të ish-partnerit të bashkëshortes tuaj do t’ju ndihmojë, por e vërteta është se mund t’ju bëjë të ndiheni më keq.

Në vend që të imagjinoni për një të huaj e të fiksoheni për detajet më të vogla, duhet të kuptoni se xhelozia është e padobishme dhe e dëmshme. Bashkëshortja u largua sepse kishte probleme në martesën tuaj, jo për shkak të cilësive që mund të ketë ky burrë.

Nëse doni të rregulloni marrëdhënien tuaj, duhet të mundoheni të dy njëkohësisht. Është e mundur që një çift ta hedhë pas krahëve tradhtinë dhe ndonjëherë lidhja mes tyre bëhet edhe më e fortë.

Ju duhet të komunikoni me të dhe ta pyesni se çfarë nuk shkon në marrëdhënien tuaj dhe çfarë mund të bëni për ta ndryshuar situatën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al