24 Korrik, 2018

Bashkëshorti milioner i dhuron Angela Martinit dhuratën e shtrenjtë


Modelja e njohur Angela Martini jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin e saj, milionerin rumun  Dragos Savulescu.

32-vjeçarja është mjaft aktive në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ndan shpesh me ndjekësit suprizat e shumta që bashkëshorti i bën asaj.

E këtë gjë e ka bërë edhe së fundmi, pasi Angela ka publikuar në “Instastory” një video ku tregonte dhuratën e re. Në video shihet modelja që në dorë mban një unazë me gur të madh diamanti, teksa qëndronte e shtrirë duke dëgjuar muzikë, ndërkohë që tregonte unazën përpara kamerës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al