28 Dhjetor, 2018

Balerinës i bie të fikët teksa performonte në skenë, këngëtares së famshme as nuk i bëhet vonë (FOTO)


Gjatë një koncerti të këngëtares së famshme Iggy Azalean, një prej balerinave që e shoqëronte atë ka pësuar një gjendje të fikëti gjatë performancës në Brazil.

Pavarësisht se balerina e saj u rrëzua, këngëtarja ka vazhduar të këndojë hitin “Black Widow” duke mos i ofruar ndihmë asaj.

Kjo ka bërë që llogaritë e rrjeteve sociale të bukuroshes të “bombardohen” duke e kritikuar për veprimin e mbrëmjes së kaluar.

Për këtë arsye, Azalea reagoi nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shprehet se ndihet e lënduar dhe sikur nuk mund të bëjë asgjë siç duhet.

28-vjeçarja postoi në rrjetet sociale një foto me mesazhin: “Ndonjëherë ndihem e sfilitur nga bota. Duket sikur çdo gjë që bëj, kthehet në një mundësi për njerëzit që të më thonë pse jam një kuç*ë, pse muzika ime ta shpif, rrobat e mia janë të shëmtuara, pse unë nuk kam asnjë vlerë ose jam një njeri i tmerrshëm. Jam e trishtuar. Katër vitet e fundit jam vetëm unë që jetoj në një botë, ku nuk mund të bëj asgjë siç duhet dhe është e vështirë të mos ndihesh “ku është kuptimi” dhe të jesh e motivuar”.

Ndërkohë këngëtarja e famshme e mbylli me një thirrje për fansat që të jenë më të dashur me të dhe me njëri-tjetrin.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al