6 Prill, 2023

“Baladë dramatike”/ Mediat britanike analizojnë këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision: Ja parashikimi


Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”. E teksa kanë mbetur edhe disa javë nga nisja e festivalit të madh, është bërë një renditje e të gjitha këngëve pjesëmarrëse të cilat janë apo nuk janë pretendente për të arritur deri në natën finale.

Të 37 këngët janë dorëzuar tani, me teks

te që trajtojnë gjithçka, nga pushtimi demonik deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

BBC ka bërë së fundmi një re renditje subjektive të të gjitha këngëve pjesëmarrëse, ndër to edhe Shqipëria, e cila sipas medias britanike, nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.

“Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023.

Një ish-nënkampione e The Voice, ajo interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca përfundon me Albinën që ulet në gjunjë e përlotur.

Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e vështirë.

Parashikimi: Gjysma e poshtme e tabelës së vendeve kryesore”, shkruan BBC.

Deri tani Franca renditet si kënga fituese e mundshme, gjithashtu Suedia e cila do të përfaqësohet kët vit me fituesen e vitit 2012, Loreen, gjithashtu pas nuk mbetet as Spanja.

Eventi i madh do të nisë me një ceremoni hapjeje të “tapetit të kaltër” ku do të mbahet në Liverpool më 9 maj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al