19 Prill, 2019

Autoritar në fushë dhe jetën private, portieri i famshëm debaton në mes të rrugës me partneren


Portieri i njohur, Gigi Buffon, është fotografuar nga paparaci duke bërë debat në mes të rrugës me partneren e tij, gazetaren sportive Ilaria D’Amico.

Fotografët e “Novella 2000” që kanë kapur këtë moment, janë shprehur se arsyeja e këtij debati ka nisur për shkak të djalit të tyre 3-vjeçar. Bufon ka vënë re se i biri po largohej shumë nga ata dhe e ka thirrur, ndërkohë Ilaira e ka parë këtë gjest si mjaft shqetësues.

Buffon, gjithmonë autoritar në fushë, mesa duket edhe në sferën private mban të njëjtin qëndrim.

Portieri i Paris Saint Germain, është në Milano për të kaluar disa ditë me familjen e tij, për t’u rikthyer më pas në Francë. Por si u soll gazetarja sportive përballë sjelljes së partnerit?

Ilaria me një buzëqeshje i ka lënë babait të djalit të saj që të kuptojë se po e ekzagjeron. Ajo ka marrë nënkontroll situatën dhe menjëherë ka marrë afër edhe të birin, Leopoldo Mattia.

Buffon e D’Amico kanë thuajse pesë vite të fejuar dhe janë prindër të një djali, ndërkohë që përflitet se janë në pritje të fëmijës së dytë, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Ilaria ndërkohë është nënë edhe e Pietro-s 8 vjeç, i ardhur në jetë nga ish-partneri, Rocco Attisani. Nga ana tjetër, Gigi ka edhe dy djem të lindur nga dashuria e madhe me Alena Seredova, David Lee e Louis Thomas, përkatësisht 9 dhe 11 vjeç.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al