25 Shkurt, 2023

Aurela Hoxha rrëfen njohjen me partnerin, si e ndaloi Alketën t’i publikonte foton në çift


E ftuar në spektaklin Në Kurthin e Piter Pan, modelja Aurela Hoxha ka ndarë për publikun disa detaje nga jeta e saj personale.E pyetur nga vogëlushët përse nuk e ekspozon asnjëherë partnerin e saj, ajo thotë se nuk e mban sekret, por nuk shfaqen së bashku në rrjete sociale.

Pse e mban burrin larg? Pse e mban sekret?

Aurela Hoxha: Unë nuk e mbaj burrin larg. As sekret nuk e mbaj por ideja është që i ke parasysh këto gjëra që na pëlqejnë ne vajzave, Instagrami, jeta shumë publike. Meshkujt nuk është se ju pëlqen dhe aq shumë, meshkujve shqiptarë për më tepër, edhe kështu që unë nuk dua ta sforcoj diçka që ai nuk e ka dëshirë. Duke qenë se jeta ime profesionale është publike, nuk do të thotë që patjetër duhet të jetë dhe familja. Por kjo nuk do të thotë që unë e mbaj sekret, ne jemi gjithë kohës bashkë dhe nuk bëjmë një jetë sekret, thjesht nuk jemi të ekspozuar në Instagram.

Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza.

Ku e gjete princin?

Aurela Hoxha: Në Ibiza, në pushime në Ibiza, atje gjeta princin.

Megjithatë Alketa Vejsiu këmbnguli se mbrëmjen e djeshme, do të publikonte për herë të parë edhe foton e çiftit, duke dashur të zbulojë për publikun portretin e partnerit të Aurelës. Por kjo gjë nuk ndodhi. Kamera kishte fokusuar vetëm Alketën e cila shihej se po komunikonte me modelen, që me siguri nuk ishte dakord për ta zbuluar partnerin.

Pasi u ndesh me kundërshtimin e Aurelës, Alketa dha publicitet. Pas rikthimit në transmetim, fotoja e çiftit nuk u dha kurrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al