9 Shtator, 2017

Audicionet e “The Voice Kids” filluan…s’do ta besoni cili është “konkurenti i parë”


Ditën e sotme kanë nisur audicionet për “The Voice kids”. Spektakli i talenteve të vegjël të muzikës do të vijë në ekranin e Top Channel  së shpejti dhe pritet të ketë një jehonë të madhe.

Por duket se “konkurenti i parë” i spektaklit të muzikës ka qenë një fëmijë shumë i veçantë dhe i njohur për të gjithë ne. Ka qenë pikërisht vogëlushi London Noor.

Ledioni është shfaqur në provat e sotme me së bashku me vogëlushin London. Atë e bir janë veshur njësoj dhe në këtë foto Londoni i ngjan mjaft moderatorit.

“Testimi i mikrofonit kaloi me sukses!,”-ka shkruar Ledioni, ndërkohë që Londoni është duke prekur mikrofonin me dorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al