25 Gusht, 2018

Askush nuk e dinte, Nora Istrefi ka bashkëjetuar me këtë këngëtar shqiptar


Ajo është një nga këngëtaret më të komentuara në showbizz-in shqiptar si dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social “Instagram”. Karriera muzikore e Nora Istrefit ka nisur vite më parë dhe tashmë ajo është kthyer në një nga këngëtaret më të suksesshme.

Të gjithë e dinë se ajo është e martuar me Robert Berishën se dhe kanë një vajzë së bashku, Renee. Por askush nuk e dinte se para se të bëhej e famshme, teksa ishte në moshë të vogël, Nora ka jetuar në të njëjtën shtëpi me një tjetër këngëtar të njohur.

Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun. E këtë zbulim e bëri pikërisht ai nëpërmjet një interviste për “Mirage”.

“Me Norën jemi rritur bashkë. Me Norën kemi jetuar edhe në një shtëpi madje kur kemi qenë fëmijë. Familjet tona kanë jetuar bashkë, kemi patur afrimitet”, ka rrëfyer Ermali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al