8 Nëntor, 2023

Arrin gati 200 milionë klikime, kush është banorja e “BBV” që po thyen rekorde shikueshmërie!


Edona James është shndërruar pa dyshim në një nga fenomenet e këtij edicioni të” Big Brother VIP Kosova”.

Ajo ka fituar simpatinë e shumë shqiptarëve. Për të dytën herë radhazi, Edona James u shpall ndër më të preferuarit e publikut, duke u futur në treshen e më të votuarve.

Edona është bërë gjithashtu ndër personazhet më të shikuara dhe viral në rrjetet sociale.

Hashtagu #EdonaJames në TikTok deri më tani numëron afro 200 milionë kërkime në vetëm dy javë e gjysmë pasi ka filluar spektakli.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al