9 Qershor, 2018

“Apple” vjen me një byzylyk që mat tensionin


Kompania e madhe “Apple” në të ardhmen mund të publikojë një pajisje mjekësore, apo të pasurojë me funksione të tjera “Apple Watch”.

Bëhet e ditur se ajo ka marrë patentën për pajisjen e re të matjes së tensionit të pulsit, me ekran dhe me mundësi lidhjeje me “Bluetooth”.

Gjithashtu nga dizajnimet e para të “Apple”, duket se ajo është një farë byzylyku që mund të transferojë të dhëna në një pajisje portative si smartphone apo tablet.

Ndërsa në një version tjetër shfaqet me një ekran të madh, shumë të ngjashëm me pajisjet e pulsit që masin tensionin që aktualisht janë në treg.

Për momentin nuk mund të parashikohet nëse “Apple” është më aktive në sektorin e shëndetit dhe mirëqenies, apo synon të hyjë në tregun e pajisjeve mjekësore, me një pajisje që sipas ligjit duhet të aprovohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga enti rregullator, “Food and Drug Administration”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al