11 Qershor, 2018

“Apple”, e para kompani me vlerë 1 trilion dollarë?


Është vetëm pak hapa larg të bërit kompania e parë në histori me vlerë 1 trilionë dollarë. Ky është një cak simbolik që tregon se sa shumë kompanitë e teknologjisë po dominojnë në bursat amerikane.

Është fjala për “Apple” e cila të premten vlerësohej në mbi 940 miliardë dollarë, vetëm 60 miliardë më pak nga shifra që asnjë kompani tjetër e kuotuar në bursa, nuk e ka arritur ndonjëherë.

Por pavarësisht kësaj “Apple” nuk është e vetmja kompani teknologjike që po i afrohet trilionëshit. Aktualisht “Amazon” vlerësohet në mbi 820 miliardë dollarë. Por, për momentin, “Apple” është lider i padiskutueshëm. Edhe investuesi i famshëm, skeptik për teknologjinë, Warren Buffet, ka vënë vulën e tij të aprovimit mbi kompaninë duke blerë 75 milionë aksione dhe duke injektuar besim shtesë në titanin e teknologjisë.

Kur Steve Jobs vdiq në 2011, shumëkush u shqetësua se kompania do të përballej me vështirësi. Por, nën drejtimin e pasuesit të përzgjedhur prej vetë atij, Tim Cook, “Apple” tashmë ka shumëfishuar vlerën e asaj kohe. “Apple”, sërish, mund të mos jetë kompania e parë që kalon kufirin e 1 trilionëshit, shkruan tch.

Gjigandi i teknologjisë, mund të lihet pas nga Aramco, prodhuesja e naftës nga Arabia Saudite, që mund të vlerësohet në rreth 2 trilionë dollarë kur ajo të dalë në bursa vitin e ardhshëm. Marrë së bashku, kompanitë teknologjike “Facebook”, “Apple”, “Amazon”, “Netflix” dhe “Google”, kanë një vlerë që shkon në rreth 4 trilionë dollarë, duke dominuar qartazi në indekset e bursave amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al