20 Dhjetor, 2017

Anxhela Peristeri shfaqet me Mentorin pas fitores!


Anxhela Peristeri ishte triumfuesja e mbrëmjes në after party-n e “Kënga Magjike 2017”, pasi u shpall fituesja e finales me këngën “E çmendur”. Anxhela la pas në këtë garë Elhaida Danin, Fifin e Samanta Karavellën në një betejë të vërtetë pikësh, pas votave që morën nga kolegët. Gjithsesi, ajo ia doli të bënte realitet ëndrrën e saj për të fituar kupën e “Kënga Magjike”, dhe lumturinë e shprehu hapur.

E përveç mikeshave të ngushta mes muzikës, Anxhela duket se paska mik të mirë “Zërin më të mirë” te “Kënga Magjike 2017” për këngën me titull “Plagë në zemër”. Ata duken shumë të qeshur në këtë foto, dhe duke gëzuar kënaqësinë e kupave që u dhuroi ajo natë./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al