7 Mars, 2018

Anna Lika flet për divorcin e prindërve, ja çfarë tha për babanë dhe njerkun


Një ditë më parë aktorja e njohur Anna Lika ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku foli për arritjet profesionale si dhe për jetën e saj private.

Gjatë intervistës ajo tregoi edhe për divorcin e prindërve të saj, duke thënë se ka qenë vetëm 9 vjeçe kur nëna dhe babai i saj ishin ndarë. Por ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë, ajo nuk e kishte përjetuar si dramë ndarjen e tyre.

“Kam qenë 9 vjeç, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë familjare”, është shprehur Lika.

Aktorja gjithashtu ka folur edhe për partnerin e ri të nënës së saj dhe tha se ai dhe babai i saj kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

“Bashkëshorti i mamasë sime është një njeri i mrekullueshëm dhe shkon shumë mirë edhe me babin tim. Kjo na ka ndihmuar shumë për të qenë edhe në harmoni si familje”, tregoi Ana.

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al