11 Janar, 2019

Ameli ka një kërkesë të pazakontë për Miriamin: Mami mos më bezdis (FOTO)


Tre vite më parë, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja e njohur solli në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Ameli.

Miriam dhe Albani publikojnë foto apo video të vogëlushes në rrjetet sociale, duke na ëmbëlsuar ditën me bukurinë e saj.

Së fundmi, familja ka qenë në një udhëtim dhe gjatë kthimit për në shtëpi, Ameli ndonëse 3 vjeçe ka nisur që të lexojë një revistë në avion.

Madje mami Miriami ka mbetur e habitur kur Ameli i ka kërkuar të mos e bezdisë sepse po lexon.

“Kur i flas më thotë, mami të lutem mos më bezdis se po lexoj”, shkruan Miriami në foton e bukur të postuar në “Instastory”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al