“Amazon” ka hapur supermarketin e saj të parë pa staf dhe kasierë, një lëvizje kjo që pritet të revolucionarizojë të gjithë mënyrën sesi kryhet blerja.
“Amazon Go” e cila gjendet në Seattle, është testuar nga punonjësit e kompanisë përgjatë gjithë vitit të kaluar e tani, e mesa duket është gati për prezantimin e madh.
Punonjësit e “Amazon” janë shprehur se supermarketi përdor mini-sensorë dhe kamera të vendosura në tavan për të identifikuar secilin blerës e për të gjurmuar produktet e përzgjedhura prej tyre, në një proces qe eliminon nevojën e faturimit.
Ndërkohë ato kanë shpjeguar se pagesa do të tërhiqet nga kartat e kreditit të klientëve kur ata të largohen nga dyqani.
Gjithashtu sqarojnë se përpara se të hynë atje, blerësve do t’iu duhet të aktivizojnë aplikacionin e “Amazon Go” në celularët e tyre të cilët më pas do t’i skanojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al