23 Tetor, 2022

Al Pacino, Patrick Schwarzenegger dhe Charlie Heaton bashkë për xhirimet e filmit “Billy Knight


Al Pacino, 82-vjeç, Patrick Schwarzenegger, 29-vjeç dhe Charlie Heaton, 28-vjeç, u panë  të shtunën në Los Angeles duke xhiruar për filmin e tyre të ardhshëm “Billy Knight.

 Pacino zotëroi mbi setin e filmit ndërsa ishte ulur në një karrige pranë yllit të “Stranger Things”, Charlie Heaton. Aty shihej Patrick Schwarzenegger, djali i madh i Arnold Schwarzenegger, 75-vjeç, dhe Maria Shriver, 66-vjeçe, duke xhiruar me një kostum kauboj. “Billy Knight” me sa duket do të ndjekë dy studentë të shkollës së mesme që ëndërrojnë  të bëhen regjzorë.

Një nga këta studentë do të luhet nga Heaton. Personazhi qendror i aktorit anglez është djali i një skenaristi të dështuar, i cili trashëgon skenarët e papërfunduar të babait së bashku me një shami.në të bëhen regjisorë. Emri misterioz i “Billy Knight” është qëndisur në shami, duke e dërguar personazhin e Heaton në ‘një aventurë magjike hollivudiane për të gjetur “Billy Knight”, sipas Deadline.

Alec Griffen Roth, shkrimtari dhe regjisori i filmit, e përshkroi “Billy Knight” si një ‘letër dashurie për kinemanë’.

Personazhet që luajnë Pacino dhe Schwarzenegger nuk janë konfirmuar, por fituesi i “Oscar”-it Pacino përflitet se do të jetë në rolin kryesor të këtij projekti. Akoma nuk ka ndonjë datë për fillimin e filmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al