16 Qershor, 2023

Al Pacino bëhet baba për herë të katërt në moshën 83- vjeçare/ Partnerja e aktorit sjell në jetë fëmijën e tyre të parë


Aktori i njohur Al Pacino është bërë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare.

Partnerja e tij 29-vjeçare Noor Alfallah, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku. Burimet pranë dyshes zbuluan për mediat se çifti është shumë i lumtur për ardhjen e  djalit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roman Pacino.

Dhe pse nuk dihet se kur ka ardhur në jetë fëmija i tyre, Pacino dhe Alfallah u fotografuan duke ngrënë darkë në hotelin Sunset Tower në Los Angeles të mërkurën mbrëma (14 qershor).

Romanca e çiftit u përfol për herë të pare pasi ata u panë në një darkë në prill 2022, burimet thanë për Page Six në atë kohë se ylli i “Godfather” filloi të takohej me producenten gjatë pandemisë COVID-19.

 “Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë”, zbuloi një burim asokohe.

 “Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj”, shtoi burimi.

Noor ika qenë e lidhur më parë me frontmenin e Rolling Stones, Mick Jagger dhe investitorin miliarder Nicolas Berggruen.

Ndërsa fituesi i “Oscar” ndan vajzën Julie dhe binjakët Olivia dhe Anton me ish-partneret Jan Tarrant dhe Beverly D’Angelo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al