8 Janar, 2019

Aktorja e famshme zbulon se është përdhunuar: Fatkeqësisht, nëna ime më dërgoi në duart e xhelatit…


Elena Sofia Ricci është një ndër aktoret më të dashura të kinemasë dhe televizionit italian. Së fundmi ajo ka rrëfyer një ngjarje të pakëndshme nga e kaluara e saj.

Pas shumë vitesh, aktorja 57-vjeçare ka zbuluar se është përdhunuar kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.

“Tani që nëna ime nuk është më, unë mund të flas lirisht. Në moshën 12-vjeçare kanë abuzuar me mua. Nuk e kam thënë më parë këtë histori, pasi për fat të keq, nëna ime më dërgoi pa dijeninë time në duart e xhelatit tim, duke më dërguar për pushime me një mik të familjes”, ka rrëfyer Elena Sodia Ricci për “Libero”.

“Ai person u arrestua sepse unë nuk isha e vetmja viktimë e tij, të tjerë persona e kishin denoncuar”, ka shtuar 57-vjeçarja.

Aktorja ka qenë gjithmonë përkrah lëvizjes #metoo kundër abuzimit ndaj femrave në botën e spektaklit.

“Në rastin tim është pedofili, por një përdhunim mbetet përdhunim. Asnjë burrë nuk ka të drejtë që të përdorë forcën e tij për të abuzuar me një femër”, ka përfunduar aktorja e njohur italiane.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al