20 Qershor, 2018

Aktorja 43-vjeçare bëhet nënë për herë të parë (FOTO)


Një ditë më parë, aktorja e famshme Eva Longoria ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë 43-vjeçarja nëpërmjet revistës “Hola USA”.

Aktorja e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara” dhe bashkëshorti i saj Jose Baston janë bërë prindër të një djali. Çifti e ka pagëzuar me emrin Santiago Enrique.

“Ne jemi shumë mirënjohës për këtë bekim të bukur”, është shprehur çifti i njohur për revistën “Hola USA”.

Mediat amerikane shkruajnë se vogëlushi i tyre erdhi në jetë në Cedars-Sinai Medicinal Center, në Los Angeles dhe gëzon shëndet të plotë. Ky është fëmija i parë për aktoren e njohur, ndërsa bashkëshorti i saj ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e parë me Natalia Esperón.

Ndërkohë aktorja Eva Longoria dhe Jose Baston janë njohur në vitin 2013 dhe janë martuar në vitin 2015.

Çifti e bëri të ditur lajmin e bukur të shtatzënisë në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe Eva ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al