4 Tetor, 2019

Aktorin Neritan Liçaj po e heqin nga puna, reagon Ema Andrea: “Nuk më vjen keq për ty, por për veten


Aktori Neritan Liçaj është shprehur pak ditë më parë se rrezikon të shkarkohet nga puna si aktor i Teatrit Kombëtar.

Një mendim, na dje duke ju drejtuar publikisht Liçajt, e ka dhënë edhe aktorja e njohur Ema Andrea.

Aktorja, në një letër të hapur, të publikuar prej saj edhe në rrjetet sociale, shkruan se është e dëshpëruar për veten, jo për të.

Ema gjithashtu rendit një sërë faktesh se si është trajtuar aktori gjithë këto vite e shton gjithashtu se  vendi i punës në Shqipëri fitohet si shpërblim për shërbimin në parti.

LETRA E PLOTË

I dashur koleg, Neritan Liçaj

Nuk e di a eshte apo do behet i vertete lajmi per largimin tend nga vendi i punes,dhe as dua te flas per talentin tend,pasi nuk me duhen dite si kjo e sotmja per me e njohe!

As nuk do flas per motivimin potencial te ketij akti, sepse mendja ime ka shkuar shume me heret ne kohe,..diku tek “çastet” e klounit…pak para se te largohet nga skena e te thote “ndjese per shqetesimin”..heret po bredh mendja..qe kur lindem…

Me shtyn me shkrujt nje me nje fryme qe mund te jete shenje deshperimi…

Jam, larg atij vendi, jam ne vendin qe ne e therrasim  “ehh por bota ti njeh vlerat!” e prap nuk marr dot fryme(por kjo ka pak rendesi)

Nuk jam e merzitur per ty, koleg por per faktin se ky lajm eshte lehtesisht i besueshem e mundshem, po, ne kete vend ku:

Qe prej kohes se diktatures, drejtuesit e institucioneve te artit e kultures jane zgjedhje te pushtetit politik,

Ku,qe prej kohes se diktatures,vendi i punes fitohet si shperblim per sherbimin ne parti e ne pushtet e jo per merita,

Ku,qe prej asaj kohe,artistet lançohen e linçohen sipas interesit te vorbulles se pushtetit

Ku, qe prej asaj kohe,endrra e artistit eshte te zere nje vend pune ne nje nga institucionet e bulevardit ne Tirane,

Ku,artistet konsiderohen si punetore me ore pune (edhe keto te numeruara keq) e jo si krijues,

Ku,shpesh jane baraz me objektet qe blihen,nga ofertuesi me i ulet.

Ku,pushteti hapesiren e artit e ka vizituar,dikur per censure e sot per qoke,duartrokitje e foto per elektorat,

Ku,hapesiren e artit e kultures e kane zene politika,telenovela e  thashethemi

Ku,arti e ka humb misionin e vet

Ku,hapesiren e krijimtarise e ka zene mbijetesa,

Ku,vendet e punes mbahen me heshtje apo sherbime jo profesionale

Ku,mendimet autonome,bejne habi,e ngjyrosen me perkatesi

Ku,artisti dalngadale do diskutoje ekzistencen e vet,

Ku,te thyesh ligjin quhet trimeri e arroganca elokuence sexy

Ku, termat “i shitur” e ” i blere” dolen nga fjaloret e marksizmit e dhunshem i bene mburoja e heshta primitive

Ku,liria e pavaresia ndeshkohen  me perjashtim,

E per gjithe kete e me teper akoma,ndjej deshperim, sepse do te doja ti jepja kuptim te kaluares sime,besimit tim, parimeve per te cilat rezistova jashte bulevardit sepse enderroj nje te ardhme me Sy, !

Ndaj,koleg,nuk jam e deshperuar per ty,por per veten! Anì,askujt ska me i ba keq ky deshperim,veç meje,si gjithmone..

Ps.  Dikujt mund tja japin vendin e punes e famen e parate dhe mos behet kurre krijues e artist! Nje krijuesi mund tja heqesh te gjitha keto,por artist mbetet sepse ka lindur i tille!

Pss. …me falni per shqetesimin!

Lajmi se aktori Liçaj do të hiqet nga puna nuk është konfirmuar, pasi nuk ka një vendim zyrtar, por ai thotë se shkarkimi është çështje ditësh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al