16 Prill, 2019

Aktori shqiptar mbjell flokët, këngëtarja e njohur e pyet: Ça sillet për qokë, a bën…? (FOTO)


Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka vite që ka ruajtur të njëjtin look. Por së fundmi ai i ka surprizuar të gjithë fansat e tij, teksa publikoi një foto në “Instagram” ku tregoi se ka bërë një ndryshim në pamje.

Pupa zbuloi se katër muaj më parë ka bërë mbjellje të flokëve dhe tashmë po shijon ndryshimin e madh.

“Ju përshëndes me flokët e reja. Kaq leshra s’kam pasur kurrë në jetë. Edhe kur isha fëmijë, më mbaronte balli 6 minuta pasi kaloje vetullat”, shkruante Elvisi në foton ku tregon ndryshimin e flokëve.

Fotografia mori menjëherë mijëra pëlqime dhe shumë komente, ku tërhoqën vëmendjen ai i këngëtares së njohur shqiptare, Artjola Toska dhe bashkëshortes së tij, Belina.

“Artjola: I gëzofsh. Ç’a sillet për qokë?

Elvis: Piastër, se më është djegur hekuri!

Artjola: S’kam. Ajo që bën tostin të bën punë?

Elvis: Lëre fare. Sill bigudinat dhe jemi në rregull.

Artjola: U krye! Faleminderit që më lehtësove. Më mungon shumë”, janë komentet që kanë bërë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë bashkëshortja e aktorit i shkruan: “Bo bo… ishim rehat. Duhen dy pasqyra në shtëpi tani”.

Ndërsa Elvisi nga ana tjetër i përgjigjet: “Boll të kam pritur gjithë këto vite sa të bëheshe gati për të dalë. Taksirat të më presësh ti tani”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al