25 Korrik, 2022

Aktori Jason Momoa përplaset “kokë më kokë” me motoçiklistin, ja gjendja e tyre pas aksidentit


Aktori Jason Momoa ka pësuar një aksident me një motoçiklist, me të cilin u përplas “kokë më kokë.”

Ngjarja ka ndodhur në Los Anxhelos gjatë fundjavës, ku nuk pati të lënduar rëndë raporton TMZ.

Raportohet se përplasja ndodhi kur motoçiklisti kaloi në korsinë e yllit të “Aquaman” dhe “Game of Thrones” dhe goditi pjesën e përparme në anën e majtë të automjetit të tij.

Sipas raportit, motoristi pësoi lëndime të lehta pasi u hodh nga xhami i Momoas dhe u rrotullua mbi automjet. Nga ana tjetër, aktori 42 vjeçar, nuk u lëndua, tha TMZ.

Për incidentin nuk është ngritur ende asnjë të akuzuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al