20 Dhjetor, 2023

Aktori i njohur dënohet me një vit burg pasi dhunoi rëndë të dashurën


Aktori i njohur Jonathan Majors është dënuar me një vit burg për ngacmim dhe sulm ndaj ish-të dashurës së tij.

Aktori Jonathan Majors dënohet me një vit burg për sulm ndaj ish-të dashurës së tij

Gjykata në New York në bazë të dokumentave dhe provave të mbledhura doli në përfundimin se aktori ishte fajtor për sulmin ndaj koreografes britanike, Grace Jabbari.

Sipas raportimit Majors e ka dhunuar rëndë të dashurën e tij në fund të këtij viti, ndërsa i theu gishtat dhe e goditi atë duke e lënë me shenja në trup.

Kjo ngjarje ka ndodhur disa muaj më parë kur ccifti ndodheshin në makinë dhe Jabbarit ka parë në telefonin e aktorit një mesazh nga një grua e panjohur.

Sipas avokatit, Jabbari ka zgjatur për celularin dhe më pas Majors e ka kapur, i ka vendosur dorën pas shpine dhe e ka goditur në kokë për t’ia marrë celularin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al