19 Shkurt, 2018

Aksidenti i frikshëm me makinë, këngëtari dhe miku i tij përplasen me pemën


Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku këngëtari i ri dhe miku i tij janë përplasur me makinë në një pemë, në Glifada.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të këtij mëngjesi, ku sipas mediave greke, këngëtari i njohur Ilias Vrettos ka qenë duke udhëtuar së bashku me një mikun e tij, por kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur në një pemë.

Edhe pse aksidenti ka qenë i rëndë, për fat të mirë mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por këngëtari ka disa fraktura në legen dhe në këmbë./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al