12 Janar, 2019

Adelina Tahiri heq kompleksin e prezantimit të burrit 50-vjeçar, pas fotove ndan videon familjare


Pas lindjes së djalit, Adelina Tahiri është treguar më pak e rezervuar me ndjekësit e saj. Si fillim, u mundua ta mbante të fshehtë jetën e saj private, por më pas vendosi që herë pas here të ndante fotografi me bashkëshortin dhe vogëlushin Jon.

Momentet familjare mes tyre janë më të rralla, por dje ajo publikoi një ndër më të veçantat. Adelina ka postuar në “Instagram” një video të çasteve më të bukura mes partnerit të saj dhe djalit. Serjoza shihet duke përkëdhelur dhe duke luajtur me vogëlushin, që duket shumë i lumtur në krahët e të atit.

“Dashuria e babait” ka shkruar Adelina bashkëngjitur videos. Siç shihet qartë, jeta familjare e Adelinës po shkon më së miri dhe me siguri këngëtarja duhet të jetë duke shijuar ditët më të bukura. Dhe më e rëndësishmja shihet se si Adelina me kalimim e muajve, pasi u bë nënë, ka hequr kompleksin e postimit të fotove me bashkëshortin 25 vite më të madh në moshë.

Kujtojmë që në muajt e fundit të shtatzënisë, ajo bashkë me një set fotosh i shprehu dashurinë burrit 25 vite më të madh, ndërkohë që nuk munguan djemtë e rinj, duke e shigjetuar me fjalët se: “S’duhet të mburresh me një plak!” Në njërën prej fotove ajo pozonte me burrin e saj, milionerin 50-vjeçar, Serjoza Markov, të cilit sërish ia fshehu fytyrën.

Poshtë fotos, ku ai duket se e kishte pushtuar me duar, Adelina shkruante: “I love you!” (Të dua ty). Kjo ishte hera e parë që Adelina ia shprehte kaq hapur dashurinë bashkëshortit, 25 vite më të madh, por nuk vonuan komentet me fyerje dhe ofendime. Në komentet poshtë fotove, shumë prej tyre e paragjykonin Adelinën për zgjedhjen e saj.

Të tjerë i shkruanin se ajo u martua me të vetëm për paratë e tij dhe do të bënte mirë të mos fliste për ndjenja dhe dashuri, pasi askush nuk e beson. Mes komentuesve kishte shumë vajza të reja që i dilnin në mbrojtje këngëtares, duke shkruar se dashuria nuk njeh moshë. E, në fakt, jeta e artistes ndryshoi shumë pas martesës.

Pothuaj çdo muaj, mediat shkruajnë për dhuratat luksoze që ai i bën, nga bizhutë e deri te makinat e shtrenjta. Për të mos folur për banesën e re ku ata kanë filluar të jetojnë si prindër, pamjet përrallore të së cilës Adelina i ndau me ndjekësit në “Instagram”.

Historia e saj me avokatin nga Maqedonia u bë publike në vitin 2016. Adelina deklaroi vetë se mori propozimin e fejesës në Vjenë, duke treguar edhe unazën super të shtrenjtë. Në fillim e mbajti të fshehtë identitetin e tij, por emri u zbulua shumë shpejt dhe bëhej fjalë për Serjoza Markov, avokatin më të pasur në Maqedoni.

Ky avokat njihet për lidhjet e tij me Nikola Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE. Burri i Adelinës komentohet si një njeri i pushtetshëm dhe kjo është arsyeja pse lajmi i martesës së artistes vazhdon e komentohet gjithmonë e më shumë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al