16 Mars, 2020

A ia ka vlejtur të vuash kaq shumë? Fifi flet për dashurinë e pamundur dhe i kërkon falje: Ende mbaroj për të


 

Fifi ka vendosur ta mbajë private jetën e saj sentimentale, duke mos zbuluar asnjëherë se kush është personi që ia ka rrëmbyer zemrën.

Megjithatë këngëtarja ka folur për dashurinë e saj të pamundur ndërsa u pyet nga fansat nëse ia ka vlejtur të vuajë për të.

Fifi iu është përgjigjur që “po” dhe shtoi se ende mbaron mbas tij, duke mos pranuar të zbulojë identitetin e tij.

“Ehaaaa”- shkroi ajo, kur ndjekësit i kërkuan të tregojë se kush është ai.

Ndërsa shtoi se i kërkon falje nëse e ka lënduar.

Pjesë nga pyetsori:

Pse e ke dashur dhe nuk të ka dashur?

Fifi: Zakonisht impersionohemi prej të pamundurës më pëlqen sfida.

Pse nuk thua i kam lënduar por më kanë lënduar?

Fifi: Sepse kurrë nuk më kanë pyetur a kam lënduar. Mbase për këtë arsye. Por edhe nëse e kam lënduar dikë me siguri nuk jam vënë në dijeni, e para dhe e dyta më fal shumë nëse po.

Të dashurosh nuk është mëkat. Mendon se ia ka vlejtur të vuash kaq shumë për të? A mbaron më?

Fifi: Ia ka vlejtë edhe shumë. Dhe mbaroj akoma…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al