11 Qershor, 2019

“A do t’i mësosh djalit të urrejë Serbinë?”, bukuroshja shqiptare i përgjigjet ndjekësit: Unë… (FOTO)


Muajin që kaloi, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit së bashku me bashkëshortin vendosën ta quanin, Efehan.

Almeda është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan më ndjekësit e saj të shumtë foto e video të saj me djalin dhe të shoqin, aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayısman.

Por ditën e sotme, ajo ka vendosur që t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve që fansat e saj kanë për të. Ata kanë qenë mjaft kuriozë rreth periudhës shtatzënisë dhe ka patur pyetje të ndryshme.

Por dikush e ka pyetur Almedën nëse “do të mësonte Efehan që të urrente Serbinë sikur e urrente ajo. “Unë as nuk e di se çfarë është urrejtja! Ndaloni së dërguari kështu mesazhesh, ju lutem”, përgjigjet Almeda, duke lënë të kuptohet se tek ajo nuk ka vend urrejtja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al