6 Shkurt, 2024

“A do të jetoje me prindërit e partnerit”- Habit e dashura e fituesit të “Big Brother VIP”: Nëse kemi ndonjë punë ne…


Kader Kicaj, u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip Kosova 2”.

Ajo gjatë qëndrimit të saj brenda në shtëpi filloi një lidhje dashurie me banorin Lumbardh Salihu, i cili u shpall edhe fitues i këtij edicioni.

Çifti së fundmi ka dhënë një intervistë për “Klan Kosova”, ku Kaderi shprehet që ka qenë e ndrojtur kur ka takuar familjen e Lumit, pasi ata ishin shumë vetë.

Ndërsa prezantuesja e emisionit tregon që pyetja më e shpeshtë për t’ia bërë Kaderit ka qenë: “A do te jetoje me prindërit e Lumbardhit?”

Kaderi pa hezitim përgjigjet: “Dy prindërit i ka të mirë Lumbardhi, nuk më pengon hiç të jetoj me ta. Madje më bëhet qejfi, sepse nëse kemi ndonjë punë ne, e kryejnë ata, e ne dalim.”

Ndërsa Lumbardhi tregon që do të qëndrojë në Kosovë për një kohë të gjatë, dhe me çmimin që e ka fituar të investojë në Kosovë, e jo t’i çojë jashtë paratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al