12 Mars, 2022

Foto nga paparazzi/ Damian Gjiknuri, me xhup 1800 euro në Parlament


Ish-ministri është një tip sportiv dhe shpesh herë na i ka konfirmuar këtë fakt me pozat e tij si nga e përditshmja, ashtu edhe nga aktiviteti i tij politik.

Por veç kësaj, Damian Gjiknuri është edhe mashkull me shije fine. Ai është shfaqur në seancën e radhës plenare i veshur thjeshtë, por jo dhe aq thjeshtë sa duket. Nëse e shohim me kujdes, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste mban veshur një nga xhupat më të famshëm, por edhe më të shtrenjtë. “Moncler” është marka e xhupit që ka zgjedhur për të veshur ish-ministri në parlament.

Me aq sa mundëm të verifikojmë vlera e një xhupi të tillë kap vlerën 1800 euro. Një çmim ky goxha i kripur për shumicën e shqiptarëve. Natyrisht që në Tiranë vërtiten edhe plot kopje false të kësaj marke, por me gjasa ky nuk është rasti ku mund të jetë përdorur nga Gjiknuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al