11 Qershor, 2019

51-vjeçarja seksi zbulon mesazhet që i bëjnë djemtë e rinj (FOTO)


Zakonisht shumica e njerëzve që arrijnë të 50-tat, bëhen nostalgjikë dhe shohin fotografitë kur ishin të rinj, e shohin gjithë transformimin që kanë bërë ndër vite.

Por një 51-vjeçare nuk bëhet aspak nostalgjike për periudhën kur ishte 30 vjeçe. Është rasti i Laura Heikkilas, nga Kalifornia, e cila kur ishte 30 vjeçe nuk e merrte shumë seriozisht kujdesin ndaj trupit.

Por pasi lindi vajzën, Laura nisi të ndiqte me shumë kujdes regjimet ushqimore dhe veprimtaritë fizike. E pas ca kohësh rezultatet ishin mjaft të kënaqshme.

Tani që është 54 vjeçe, trupi i saj ngjan më shumë me kohën kur ishte 20-vjeçe, se kur ishte 34. Madje konkurron me të bijën, që tani është 16 vjeçe.

Laura Heikkilas është shprehur se kur futet në rrjetet sociale, mesazhet i ka plot me djem të rinj që i shkruajnë dhe që i thonë që s’ka mundësi të jetë vërtet 51 vjeçe.

“Nuk u kushtoj shumë vëmendje mesazheve të tilla, pasi fotografitë e mia i publikoj që të inspiroj femrat e tjera të ndihen ashtu siç ndihem unë. Ndihem më komode me trupin tim tani sesa kur isha 20 vjeçe. Ndihem komode me lëkurën time dhe jam krenare që jam 51 vjeçe dhe që u tregoj njerëzve moshën”, ka thënë Luara.

Ndërkohë tani ajo drejton një grup femrash në një palestër dhe është më në formë se kurrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al