8 Shtator, 2017

5 truke bukurie që e bëjnë jetën e çdo gruaje më të lehtë


Gratë janë shumë herë më të kujdesshme se meshkujt. Mendja e tyre kreative funksionon në çdo kohë, sidomos përsa i përket trukeve të bukurisë. Ka disa këshilla dhe sekrete që ato i përdorin gjithmonë. Mësojini sepse do t’jua bëjnë jetën tuaj më të lehtë. Për më tepër, do t’ju kursejnë edhe kohë.

 

-Përdorni llak flokësh në vend të xhelit për vetulla

Në vend të përdorimit të xhelit të vetullave, përdorni një llak të zakonshëm me një furçë të vjetër për vetulla. Do të marrin një pamje mahnitëse dhe do të duken akoma më të plota.

-Zbardhni thonjtë me lëng limoni

Thjesht mjafton të zhysni një copë pambuku në pak lëng limoni dhe ta vendosni nëpër thonj. Mbulojini me nga një copë letër alumini dhe lërini për 15 minuta. Më pas hiqini dhe lajini duart mirë.

-Pastroni pajisjet stiluese të flokëve (pjaster, mashë)

Për të pastruar pjasterin apo mashën, përzieni pak sodë buke me peroksid hidrogjeni. Fshini me të sipërfaqen e tyre duke përdorur një sfungjer të butë.

-Për të bërë manikyr të përsosur

Aplikoni pak vazelinë rreth thonjve dhe më pas lyejini ato. Kjo do t’ju ndihmojë të mos i njollosni gishtat dhe t’i pastroni ato më lehtë.

 

-Vaj bebesh në vend të shkumës së rrojës për depilim

Në vend të përdorni shkumë rroje, merrni pak vaj bebesh kur të depiloheni. Kjo do ta bëjë lëkurën tuaj akoma më të butë dhe do të shmangë acarimin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al