5 Tetor, 2018

49-vjeçarja që fiton 23 mijë paund në vit duke postuar në “Instagram” foto të këmbëve: Ka burra që ofrojnë…


Një 49-vjeçare ka zbuluar se si fiton rreth 23 000 paund në vit, vetëm duke postuar në profilin e “Instagram”-it foto të këmbëve të saj.

Mediat e huaja shkruajnë se gruaja Gweneth Lee nga San Diego, Kaliforni, përfiton prej këmbëve të saj shumë të kuruara gati 1900 paund në muaj. Përveç donacioneve, fansat i japin deri në 3000 paund që ajo t’i dërgojë foto ekskluzive atyre.

49-vjeçarja ka treguar gjithashtu se ka edhe nga ata që i ofrojnë 230 paund në mënyrë që ta takojnë atë dhe t’i masazhojnë këmbët.

“Unë kam këmbë të bukura pasi pi shumë ujë, ha peshk, përdor krem dhe më e rëndësishmja, mbaj gjithmonë veshur çorape. Postoja gjithmonë foto të këmbëve të mia dhe kështu më rritej edhe numri i ndjekësve në “Instagram, derisa përfundova duke hapur një profil posaçërisht për to”, tregon vejusha.

Gweneth e cila ka jetuar edhe në Londër, kalon një orë në ditë duke u kujdesur për këmbët e saj, në mënyrë që të shkrepë foton e duhur e më pas ta postojë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al