12 Mars, 2020

“40 vjetor në kohën e koronavirusit”- Fiori Dardha feston ditëlindjen pa djalin pranë: Është izoluar prej 3 ditësh me gjyshin, u përpoqa ta qetësoj duke …


Fiori Dardha feston sot 40 vjetorin e lindjes. Por moderatorja nuk do ketë pranë djalin e saj Abelin, i cili prej tre ditësh është izoluar së bashku me gjyshërit e tij në shtëpi për të mos u prekur na koronavirusi.

Fiori u shpreh se nuk e takon djalin për shkak se vetë është në punë dhe në kontakt me shumë njerëz .

Ajo u shpreh se është përpjekur ta qetësojë djalin duke i shpjeguar që këto masa janë marrë për shëndetin e tij dhe të gjyshërve.

Ndërsa dha mesazhin në këtë periudhë është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se s’ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti.

“40 vjetor në kohen e Koronavirusit! ?

Zgjodha te publikoj kete foto sot, ne diten e lindjes sime, sepse mezi pres ta takoj, ta puth dhe ta perqafoj fort djalin tim!

Prej 3 ditesh, bashke me gjysherit, Abeli ka hyre ne izolim dhe une (qe shkoj cdo dite ne pune dhe kontaktoj me dhjetra persona), kam vendosur te shmang cdo lloj kontakti fizik me ta!

Jam perpjekur ta qetesoje djalin, duke i shpjeguar me fjale te thjeshta qe keto masa merren per te siguruar shendetin e tij dhe te gjysherve qe ai i do aq fort!

Urimet i mora ne telefon dhe “Happy birthday” e kenduar prej Abelit ishte dhurata me e bukur ne kete ditelindje te pazakonte!

T’i urojme njeri – tjetrit SHENDET!

Ne kohe si keto duhet te ndergjegjesohemi dhe kuptojme se nuk ka asgje me te rendesishem se shendeti!”– shkroi Fiori Dardha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al