18 Gusht, 2021

25-vjeçarja pëlqen një djalë tjetër, por ish-partneri i kërkon të kthehet sërish me të. Ja me çfarë e kërcënon ai


Një 25-vjeçare vendosi t’i japë fund lidhjes me ish-partnerin e saj abuziv e tashmë ka filluar të ndjejë për një shok të vjetër që e ka njohur në shkollë.

burrat tradhtia (1)

Mirëpo, ish-i dashuri e kontakton dhe i kërkon që të rikthehen sërish bashkë ose në të kundërt do të vrasë veten. Ja rrëfimi i saj i plotë për “Dear Deidre” të “The Sun”:

Sapo jam kthyer nga pushimet me një shok të vjetër nga shkolla. Ne humbëm kontaktet për disa vjet, por filluam të flisnim përsëri gjashtë muaj më parë. Jemi të dy 25 vjeç dhe gjithnjë e kemi pëlqyer njëri-tjetrin. Tashmë e kemi pranuar se kemi ndjenja të forta për njëri-tjetrin.

Problemi është se sapo kam dalë nga një marrëdhënie shumë të vështirë dhe ish-partneri im, i cili është 24 vjeç, më ka kërcënuar se do të vrasë veten nëse nuk lidhemi përsëri. Ai ishte agresiv gjatë marrëdhënies sonë.

Disa herë më mbajti pranë murit, me duart rreth fytit tim. Ndihem keq që ai tani është vetëm. Nuk ka familje dhe pothuajse asnjë shok. Pra, a duhet ta mbyll një herë e mirë këtë histori apo të përpiqem ta ndihmoj dhe të kthehem së bashku me të?”.

“Dear Deidre” thotë:

Ish-partneri juaj është i dhunshëm, ju lutem mos u kthehuni së bashku me të. Ai ka nevojë për ndihmë profesionale. Herën tjetër kur t’ju kontaktojë, jepini atij udhëzime se ku mund të marrë ndihmë.

Merrini gjërat ngadalë me shokun tuaj. Kohët e fundit keni dalë nga një marrëdhënie abuzive dhe keni nevojë për kohë për tu rikuperuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al