11 Prill, 2018

22-vjeçarja: I dashuri më refuzoi kur isha burrë, ra në dashuri me mua kur u ktheva femër


Një femër transgjinore ka zbuluar se si i dashuri i saj e refuzoi kur iu afrua si burrë, por më pas ra në dashuri me të kur iu prezantua si femër.

Biondja 22-vjeçare Erin Anderson nga Owensboro, Kentucky, e cila lindi djalë dhe quhej Aaron, thotë se e kuptoi që kishte lindur në trupin e gabuar që kur ishte 3 vjeç, kur nisi të vishte takat e gjyshes.

“Daily Mail” shkruan se ajo ishte 18 vjeçe kur kontaktoi për herë të parë me fiksimin e saj, Jared Norris, i cili nuk pranoi të lidhej me të. Por dy vite më vonë, pasi Erin nisi trajtimin me hormone femërore, 28-vjeçari i bëri “like” një fotoje të saj në rrjetin social “Instagram” dhe aty filloi historia e tyre e dashurisë.

Gjithashtu thuhet se tani çifti ka dy vite i lidhur dhe Jared është i lumtur, pavarësisht se partneres së tij i duhet të bëjë operacionin përfundimtar për ndryshimin e gjinisë.

“Ajo kërkon të bëhet edhe më shumë femërore me disa ndërhyrje të tjera, por për mua është e bukur kështu siç është. E di që ajo nuk ndihet mirë në tranzicionin nga mashkull në femër, por tani nuk kemi mjaftueshëm të holla për operacionin”, tregon Jared.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al