16 Gusht, 2021

“11 vite pa gjysmën e shpirtit tim”- Këngëtari shqiptar dedikim prekës bashkëshortes së ndjerë: Mbetem vetëm i yti përgjithmonë


Këngëtari i njohur shqiptar Shaqir Cërvadiku i ka dedikuar fjalë prekëse bashkëshortes së tij të ndjerë në 11 vjetorin e vdekjes së saj.

Shaqir Cërvadiku

“Pa Ty asgjë s’është si më parë!”- shkroi këngëtari i muzikës popullore e folklorike në një postim në Facebook, ku ndau me miqtë në rrjetin social foto krah gruas.

Shaqir Cërvadiku shprehet se është munduar që gjatë këtyre viteve ta kthejë dhimbjen në forcë dhe i drejtohet me mall me fjalët: “Më mungojnë sytë e tu, buzëqeshja, aroma, frymëmarrja e dashuria jote pakufi. Më mungojnë ato përqafime kur më përcillje e me pritje tek dera e oborrit çdo ditë sa herë që dilja e kthehesha në shtëpi. Sa herë thellohem në detajet e kujtimeve për TY, duke e rikthyer jetën prapa, pafajësisht zemra lotët shpesh më mashtrojnë.

Shaqir Cërvadiku1

Reagimi i plotë:

11 VITE PA GJYSMËN E SHPIRTIT TIM !

Ta përkujtoj njeriun e zemrës dhe shpirtit e kam të vështirë sepse fjalët më duken të pakta e të varfëra për ti thanë gjithë ato që ndjej.

Pa Ty asgjë s’është si ma parë!

Vitet pa Ty s’po i numëroj ma, por kujtimet e çdoditëshme për Ty sa vijnë e shtohen nga mungesa jote e pakompensueshme.

Më mungojnë sytë e tu, buzëqeshja, aroma, frymëmarrja e dashuria jote pakufi. Më mungojnë ato përqafime kur më përcillje e me pritje tek dera e oborrit çdo ditë sa herë që dilja e kthehesha në shtëpi. Sa herë thellohem në detajet e kujtimeve për TY, duke e rikthyer jetën prapa, pafajësisht zemra lotët shpesh më mashtrojnë.

Jam mundue tanë këto vite që dhimbjen për Ty ta kthej në forcë, duke ju përkushtuar sa më shumë fëmijëve e duke ju qëndruar pranë tyre aq sa kam pasur mundësi. Gjithmonë më motivoje në rrugëtimin tim muzikor dhe ishe vlerësuesja e parë.

Ky ishte motiv shtesë që edhe pa Ty mos ta la anash pasionin e shpirtit -kangën e krijimtarinë muzikore që më ka ndihmue ta dua jetën prapë dhe të mundohem sadokudo ta kompensoj mungesën tande përmes artit të kangës me përkrahjën e miqëve.

Falënderoj Zotin që për 25 vite e 25 ditë na ka lanë së bashku me dashuni të pakufishme për njëri tjetrin dhe na ka dhurue tre fëmijë të mrekullueshëm.

Dhashtë Zoti që të jemi prapë bashkë në botën tjetër në parajsë (atëherë kur e ka caktuar i madhi Zot).

Çdo ditë i lutem Zotit për Ty, prindërit, motrën dhe familjarët që nuk janë në këtë botë. Zoti ju shpërbleftë.

Mbetem vetëm i YTI PËRGJITHËMONË.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al