Panairi i Punës, rektori i “Luarasi”: Mundësi për studentët

Sep 30, 2016 | 8:00
SHPËRNDAJE

Për tri ditë me radhë, panairi “Puno dhe studio” bëri bashkë universitete dhe kompani punësimi për të orientuar të rinjtë drejt zgjedhjes së duhur. Të interesuarit për një vend në universitet panë nga afër atë çfarë ofron universiteti “Luarasi”, në kohezion të plotë me atë çfarë kërkojnë të rekrutojnë aktualisht kompani të ndryshme vendëse e të huaja.

Organizues të panairit me të rinjtë e Universitetit “Luarasi”
Organizues të panairit me të rinjtë e Universitetit “Luarasi”

Në këtë logjikë, eksperti i njohur i ekonomisë, njëherësh rektori i “Luarasit”, shpalos pikën e fortë të këtij universiteti, duke vënë në dukje konceptin e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

“Thelbi i asaj që ne duam të bëjmë përputhet me moton e këtij panairi. Pra, studentët tanë duhet të mësojnë duke punuar dhe njëkohësisht ekspertët tanë që kanë dalë nga ‘Luarasi’ dhe që janë në punë, duhet të vazhdojnë të studiojnë”.

Në funksion të idesë së tij, Malaj e ka të qartë atë çfarë dëshiron nga ky panair, dhe benefitet që do të kenë studentët pas këtij aktiviteti.

“Unë besoj se është një mundësi e jashtëzakonshme dhe ne si universitet e kemi përdorur në maksimum këtë oportunitet. Së pari për t’u kontaktuar të gjitha universitetet që janë të pranishme sot këtu. Po ashtu, kemi arritur të kemi katër marrëveshje: me Dhomën e Tregtisë së Tiranës, me ‘BiznesAlbania’, me grupin e Credins Bank dhe një kompani tjetër të biznesit”.

Malaj tregon edhe një pjesë të vizionit të tij për të rinjtë që kanë zgjedhur t’ia besojnë të ardhmen e tyre “Luarasit”, si dhe ata që studiojnë aktualisht në këtë universitet. Për të, nuk kanë rëndësi vetëm përvojat e bukura, por edhe dështimet, për të treguar që vetëm përmes tyre arrihet te qëllimi.

“Nga kompanitë e biznesi ne duam internship-e të mirorganizuar dhe leksione të hapura nga stafi drejtues, nga CEO-t se si menaxhohet një kompani, nga departamenti i kontabilitetit dhe financës. Nuk duam që ata të ndajnë me ne vetëm eksperiencat pozitive, por do të mundohemi të identifikojmë edhe raste dështimi, pra studentët duhet të mësojnë edhe nga këto të fundit. Ne duam studentë që të shkojnë për internship të mirëfilltë, jo për të bërë fotokopje zyrash. Kur them këtë, i referohem pasjes së një objektivi, siç mund të jetë një studim konkret gjatë asaj kohe”, thekson rektori.

Studentët në prag të diplomimit, të cilët do të kryejnë praktikat mësimore këtë vit akademik, do të kenë menaxhim strikt jo vetëm nga universiteti, por edhe kompania që e rekruton në gjirin e saj.

“Çdo student duhet të ketë dy mentorë, një nga universiteti dhe një nga kompania që e merr përsipër. Mendoj se duhet të jetë një angazhim ëinëin, ku të dyja palët të jenë fituese. Pra, kompania të zgjedhë studentët më të mirë, dhe njëkohësisht kjo t’u shërbejë studentëve tanë jo vetëm në klasë, por gjatë gjithë jetës”, vë në dukje Malaj.

Pjesëmarrja e “Luarasit” në tri ditë panair do të finalizohet sot me disa arritje konkrete, ku pritet të firmosen katër marrëveshje bashkëpunimi. Dje përshëndetën panairin kryebashkiak Erion Veliaj, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi dhe kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

PANAIRI

Për të shtatin vit radhazi, në ambientet e Pallatit të Kongreseve zhvillohet panairi “Puno dhe studio”, që bën bashkë të rinjtë që janë në fazën e shqyrtimit të ofertave të studimit dhe të punësimit. Përveç pjesëmarrjes së shumë universiteteve, pjesë e panairit janë bërë rreh 45 kompani të huaja dhe vendëse, të cilat ofrojnë në total rreth 5 mijë vende pune.

Listën e stafit rekrutues e kryeson “Speaka”, kompania kontraktuar për ndërtimin e gazsjellësit TAP me 1200 vende pune, më pas janë kompanitë call-center, që kërkojnë rreth 1 mijë të rinj, por nuk mungojnë edhe banka apo kompani publike që ofrojnë disa vende pune.

Jo pa qëllim në panair bëhen bashkë universitete e kompani punësimi me qëllim krijimin e balancës midis asaj çfarë ofrohet për të studiuar dhe asaj çfarë kërkon tregu i punës sot. Kjo është dita e fundit e panairit pas tri ditësh aktivitete me synim orientimin e të rinjve. Ky panair u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

“Luarasi”, programe të përbashkëta ndërkombëtare

malajDita e djeshme ka rezultuar mjaft produktive për universitetin e parë privat në vend, me takime e bashkëpunime të reja. Në kuadrin e takimeve me ndërkombëtarë, rektori Arben Malaj priti dje z. Aleksi Aleksishvili, drejtor ekzekutiv i “Policy and Management Consulting Group” (PMCG), një kompani shumë e suksesshme në fushën e konsulencës me zyra në Gjeorgji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi rezultoi mjaft efektiv dhe palët menduan për ura të ndryshme bashkëpunimi në formën e programeve të përbashkëta të studimit, projekte të sektorit ndërkombëtar

Marrëveshje me Institutin e Zhvillimit Ekzekutiv

2

Universiteti “Luarasi” nuk mjaftohet vetëm me marrëveshjet me kompanitë vendëse. Bashkëpunimet e saj shtrihen edhe në nivel ndërkombëtar. Rektori i “Luarasit”, prof. dr. Arben Malaj, priti dje dr. Nikolaos Dimitriadis, drejtor i zhvillimit në Institutin e Zhvillimit Ekzekutiv (EDI), me të cilin u ra dakord të bisedohet mbi disa çështje: hapjen e një programi masteri të përbashkët në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Drejtësisë; ngritjen e një Departamenti të Informatikës në funksion të Fakultetit Ekonomik, si dhe rritjen e kapaciteteve të kërkimit shkencor.

BESARTA BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura