Pamje ‘apokaliptike’ nga New York/ SHBA po mbytet nga ndotja e ajrit, autoritetet ngrenë alarmin! Ja thirrja që kanë për banorët

Jun 8, 2023 | 10:33
SHPËRNDAJE

Pamje ‘apokaliptike’ vijnë nga New York, i cili është mbuluar nga tymi i zjarreve në Kanada që është shpërndarë në Amerikën e Veriut.

new york1

Për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, autoritetet kanë lëshuar alarmin duke u kërkuar njerëzve që të mbajnë maska N95.

New York do të fillojë shpërndarjen e maskave falas të enjten.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Kjo nuk është Covid”, tha guvernatorja e New York, Kathy Hochul në një konferencë shtypi ku deklaroi se do të shpërndajë një milion maska për banorët. “Kjo është një situatë e përkohshme. Kjo nuk është Covid”, tha ajo.

Ndërkohë në mediat sociale, njerëzit ndajnë foto të skenës “apokaliptike” dhe këshilla për të minimizuar rreziqet shëndetësore.

Kanada i ka kërkuar njerëzve që të mbajnë maskë nëse nuk janë në gjendje të qëndrojnë brenda.

Zyrtarët paralajmërojnë se situata pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.

Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Quebec, ku janë 150 vatra zjarri aktive.

Më shumë se 15.000 banorë pritet ttë evakuohen, thanë zyrtarët. Nivelet e PM2.5 në New York arritën kulmin pasditen e së mërkurës, duke matur 303.3 mikrogramë për metër kub.

new york

shba

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura