Operacioni “Kreshta të pastra”/ U kap duke punuar në parcelën me kanabis, pranga 33-vjeçarit pasi tentoi t’i largohej policisë (EMRI)

Jun 8, 2023 | 9:34
SHPËRNDAJE

Një 33-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi kultivonte lënë narkotike.

347253062_641762597839874_6730702857870349705_n

Mësohet se i riu Taulant Tatraku është kapur duke punuar në një prej parcelave që kishte kultivuar bimët e kanabisit, ku gjatë momentit që është pikasur nga policia ka tentuar të largohet.

Në zonë janë sekuestruar 350 bimë kanabisi të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.

Njoftimi i policisë:

Mat/Vijon kontrolli i territorit, për  parandalimin e kultivimt të kanabisit që në fazë fillestare.

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.

Asgjësohen 350 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat. 33-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke punuar në njërën nga parcelat që kishte kultivuar bimët, i cili tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe  arrestimi i tij.

Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, konstatuan të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Macukull,  350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në njërën nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve, u kap duke punuar shtetasi., 33 vjeç, banues në Tiranë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohej, por është kapur  dhe arrestuar në flagrancë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura