Nutricionistja Hyrida Basha shpjegon: Si të kuptoni që jeni intolerant ndaj laktozës! Mund të jetë e lindur ose e shkaktuar

Apr 27, 2023 | 13:40
SHPËRNDAJE

Intoleranca nga laktoza është paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet tek qumështi.

intoleranca-ushqimore-711x450

Kjo situatë ndodh nga mungesa (defiçenca) e sasisë së duhur të një enzime të quajtur laktaza e cila prodhohet nga qelizat e mukozës së zorrës së hollë.

Laktaza zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri: glukozë dhe galaktozë të cilat thithen në gjak. Intoleranca ndaj laktozës mund të jetë e vështirë për tu diagnostikuar bazuar vetëm në simptoma.

Nutricionistja Hyrida Basha e ftuar në “Vila24” shpjegoi sesi të kuptojmë shenjat e para nëse jemi intolerant duke theksuar për moderatoren Brunilda Lahe se intolerance ndaj laktozës mund të jetë e lindur ose e shkaktuar.

“Në momentin kur laktaza nuk është në vlerat e duhura ose mungon plotësisht në organizëm ndodh që trupi jonë nuk e shpërbën dot laktozën duke e çuar në zorrën e trashë të papërpuar dhe këtu fillojnë fryrjet, irritimet e zorrës së trashë etj. Inoleranca ndaj laktozës ka disa nivele.

Niveli primar: individi lind me praninë e laktazës në zorrë por që me kalimin e kohës bie!

Intoleranca sekondare: indivi lind me praninë e enzimës në zorrë por si pasoj e ndonjë patologjie mund të ndodh që vlerat e laktazës të bien ose eleminohen plotësisht”- u shpreh nutricionistja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura