“Nuk u zbatua rendi europian”/ Sulmi ndaj KFOR-it në Veri, ish-ministri për Panorama TV: U kalua çdo vijë e kuqe! Vuçiç me nxitje nga Rusia kërkon të zgjerojë vatrat e tensionit

May 30, 2023 | 14:20
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku theksoi se Serbia kërkon të tregojë se Prishtina nuk ka autoritet.

Bumçi tha se përplasja e protestuesve serbë me forcat e KFOR-it kaloi çdo vijë të kuqë dhe se Serbia kërkon të krijojë një klimë tensioni në Veri të Kosovës.

“Serbia nuk e shikon NATON si organizatë që ofron siguri. Veriu i Serbisë po destabilizohet nga Serbia, sulmi ndaj gazetarëve është akt i rëndë edhe pse nuk kemi luftë, por tregon se serbët nuk duan mbulim nga mediat dhe një situatë të tensionuar. Ajo që ndodhi dje ishte shumë e rrezikshme dhe e rëndë. Duhet të kishte një përgjigje të menjëhershme nga ndërkombëtarët, guximi i djeshëm nga bandat ka kaluar vijën e kuqe kur sulmuan trupat e NATOS. Kërkojnë të mbajnë një klimë tensione, pasi nuk pranojnë kufijtë e Kosovës dhe rendin europian me të gjitha mënyrat. Duhet të ketë hapa drejt ç tensionimit, kur dikush tërhiqet e ke detyrim të zbatosh ligjet. Në momentin që kur tërhiqet një zyrtar atëherë duhet plotësuar, nuk mund të lihej bosh.

Kushtetuta e Kosovës është ndër më demokratike, për mbrojtjen e pakicave është një standard që se kanë as evropianët dhe nuk mundet kur në komunë janë shumica qytetarë të Kosovës. Në bashkëpunim me partnerët, është e mundur të realizohet ç’tensionimi. Ata mund të ushtrojnë detyrat edhe nga ambiente të tjera, por kjo nuk vendoset nga ne. Nuk mund të ushtrohen funksionet në atë situatë, pasi çdo tensionim të nxitur nga Beogradi apo interesi i Rusisë të hapen vatra të re tensioni, Kosova nuk duhet të lejojë përshkallëzim të situatës. Serbia do të tregojë se Kosova nuk ka autoritet në veri”, tha ai.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura