“Nuk i dihet kurrë, por…”- Nga thashethemet për ndarje nga Xhensila, tek “sekreti” i martesës së tyre, rrëfehet Bes Kallaku: Ajka, xheloze për vëllain

Dec 13, 2023 | 12:41
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

xhensila myrtezaj6

Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë.

“Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.

xhensila myrtezaj2

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja.”

Bes Kallaku u shpreh se vajza e tyre Ajka është bërë xheloze për ardhjen në jetë të vëllait të saj pasi ishte mësuar me gjithë vëmendjen, por theksoi se e do shumë Amen.

xhensila myrtezaj1

“Kishim disa emra, Xhensila tha “Amen” edhe ashtu u vendos, fundi i lutjes. Lavdi Zotit të dy janë mirë, Amen dhe Xhensila. Ajka është bërë xheloze, sepse është mësuar ti rrimë tek koka. Por prapë e do, dëshiron që ta mbajë afër. Ajka ka pasur vëmendjen e të gjithëve, por duhet të merremi edhe me djalin”, tha ai.

xhensila myrtezaj xhensila myrtezaj3 xhensila myrtezaj5 ssa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura