“Nuk e dua Italinë në grup”, Asllani: Kam bezdi që kemi barazuar 2 ndeshjet e fundit

Nov 20, 2023 | 23:25
SHPËRNDAJE

Kristjan Asllani ishte një nga futbollistët më të spikatur të Kombëtares, në barazimin 0-0 ndaj Ishujve Faroe.

Asllani

Pavarësisht se pati gabime të shumta në pasimin e topit, Asllani u përpoq maksimalisht që të udhëhiqte mesfushën kuqezi. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “TV KLAN”, Asllani u shpreh:  

“Kur ekipet luajnë 5-4-1 është e vështirë. Humbasim shumë topa, sepse kërkojmë zonën. E di që kam gabuar shumë topa, rëndësi ka qe morëm këtë pikë për vendin e parë dhe duhet të punojmë shumë.  

Nuk ka mësim nga ndeshje e sotme, të gjitha ekipet luajnë për të fituar. Kam bezdi që kemi barazuar këto 2 ndeshje, sepse luaj gjithmonë për të fituar. Jam i lumtur që u kualifikuam. 

Nuk dua Italinë në grup, jam i lumtur edhe për ta, kam vajtur që 2 vjeç në Itali, kam shumë shokë që luajnë atje”, deklaroi Asllani.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura