“Notre Dame De Paris”/ Elhaida Dani performoi me trupën ndërkombëtare, shihni momentet jashtë skenës të këngëtares me partnerin e saj (FOTO+VIDEO)

May 29, 2023 | 11:19
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Elhaida Dani ka performuar mbrëmjen e djeshme rolin e Esmeraldës, tek ‘Notre dame de Paris’ muzikali francez që u shfaq në skenën e stadiumit  “Air Albania”, nga trupa ndërkombëtare.

El-1-1

Por ajo që ra në sy është mbështetja e madhe që i ka dhënë partneri i saj, balerini Ledian Agallijaj ku pas performancës së Elhaidës, dyshja shihen teksa përqafohen larg skenës.

Në fotot që qarkullojnë në rrjet, çifti shihen mjaft të lumtur dhe buzëqeshur krah njëri-tjetrit.

Capture

Capture

Sakaq, vetë këngëtarja ka ndarë një video tjetër krah partnerit të saj teksa e ndihmon me buqetat që i kanë dhuruar.

“Kur ai të ndihmon të çosh lulet në shtëpi. Akoma pa fjalë nga nata e sotme…”- shkruan këngëtarja krahas videos.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura