Një ishull i verdhë, Unsmoke, tek Parku i Liqenit të Tiranës

Dec 15, 2021 | 8:30
SHPËRNDAJE

Nëse në xhiron tuaj rreth Parkut të liqenit të Tiranës shihni një “ishull” të verdhë, me lule, stola dhe parking biçikletash, ajo është zona Unsmoke.

parku

U përurua tek Parku i Liqenit Artificial kjo hapësirë e re, simbolikë e të ardhmes tonë pa tym.

Ishulli Unsmoke, me mbështetjen e Philip Morris International në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, është një zonë e dedikuar atyre që  vendosin të largojnë nga çdo lloj forme tymi nga jetët e tyre. Që zgjedhin biçikletën në vend të mjeteve motorrike, ajrin ndaj ndotjes, oksigjenin ndaj tymit të cigares.

“Akoma më simbolike është kjo hapësirë kur mendojmë se këtu më parë ka qenë një zonë e pushtuar nga tymi”, u shpreh gjatë përurimit Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë për Zhvillimin e Qëndrueshmërisë, Anuela Ristani, “Sot, është një hapësirë krejtësisht pa tym e “mushkërive të Tiranës”’.

parku i liqenit 2

Përgjegjësja e Komunikimit për Philip Morris Albania, Anis Brahimi Treni: “Ne vërtetë jemi kompania më e madhe e duhanit, por pikërisht prej këtij pozicioni na lind detyra për të influencuar ndryshimin drejt një të ardhme pa tym.”

Fushatat dhe iniciativat nuk mund të shtyhen apo detyrohen. Ato vijnë si pjesë e një reagimi e njerëzve të përfshirë. Fushata Unsmoke është krijuar nga njerëzit, për njerëzit. Për t’ju dhënë motiv duhanpirësve që duan të lënë cigaren, apo të komunikojnë për alternativa më pak të dëmshme.

Ky ishull i lulëzuar do të ketë një vlerë emocionale, komunikuese dhe kulturore, për format që komuniteti do të zgjedhë ta përdorë.

Unsmoke Your World nuk është vetëm mesazhi i simplifikuar i një korporate. Është bashkëbisedimi për të njëjtin qëllim.

Ishulli Unsmoke synon që të ndërgjegjësojë në lidhje me zhdukjen e tymit, shkaktari kryesor i shumë problematikave në lidhje me ambientin, por edhe i problemeve shëndetësore tek njerëzit që pinë cigare dhe ekspozohen çdo ditë ndaj mijëra kimikateve që përmban tymi.

parku i liqenit 3

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura