Nisja e vitit të ri shkollor, policia bashkiake në çdo shkollë për të rritur sigurinë! Në pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës masa për kufizimin e mjeteve në oraret e ndaluara

Sep 11, 2023 | 11:00
SHPËRNDAJE

Policia e Bashkiake ka marrë masat për të rritur sigurinë e nxënësve me nisjen e vitit të ri shkollor, ku në çdo shkollë të kryeqytetit kishte efektivë për të ndihmuar fëmijët e qytetarët që të kalonin të sigurtë në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve.

be191d29-b38a-4491-9d0b-1804e2207ceb

Trafiku në kryeqytet është paraqitur normal, ndërsa shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të lëvizur me biçiklete ose në këmbë, e që transportojnë mallra gjatë orarit të ndaluar.

3af1f1a0-cbef-44aa-98b2-299c12dd524d

Ndërkohë në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, janë marrë masa për të ndaluar, apo ndëshkuar me masa administrative, automjetet që shkelin urdhrin për kufizimet e lëvizjes së automjeteve në oraret e ndaluara.

Bashkia e Tiranës ka njoftur se nga ora 07:00-09:00 për automjetet për transport të përzier (mallrash), si dhe atyre mbi 3.5 ton nga ora 07:00-20:00, u ndalohet të hyjnë në brendësi të unazës së mesme e të vogël të qytetit.

2057394a-b022-4c48-ba86-9926eb801576 5ff08621-92e2-4cba-96e9-059556391bd8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura