Nga të ftuarit VIP, tek menyja dhe dekori luksoz, detaje nga dasma përrallore e vajzës së Tom Doshit

May 24, 2023 | 14:55
SHPËRNDAJE

Një përrallë moderne mund të quhet eventi i mbajtur në Tiranë, ku bëri bashkë elitën e vendit. E kemi fjalën për dasmën e vajzës së Tom Doshit, Briana, me djalin e biznesmenit Geront Çela, Brunon.

briana doshi bruno cela dasma (3)

Çifti pas disa vitesh në një marrëdhënie të konsoliduar dhe një vajze tashmë 1-vjeçare, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një festë përrallore. Ceremonia u mbajt në një nga resortet më elitare në qendër të Tiranës, ku gjithçka iu përshtat dëshirave të çiftit, për ta përshtatur këtë ambient në një kopsht plot lule dhe detaje të tjera romantike.

briana doshi bruno cela dasma (15)

Ka qenë pikërisht Alketa Vejsiu, e cila u kujdes për të gjitha detajet e ceremonisë, ajo që edhe zbuloi detaje nga festa e vitit, duke zbuluar kështu edhe kërkesat që kishte pasur çifti për ditën e tyre më të rëndësishme.

briana doshi bruno cela dasma (13)

Puna për këtë festë ka nisur që një natë përpara, ku 100 mijë lule kanë mbërritur për të realizuar dekorin e kërkuar. Lulet shumëngjyrëshe e kanë zbukuruar vendin ku mbahej dasma.

luiz ejlli

Nuk kishte sesi në këtë ceremoni të mungonin dhe personazhet VIP, ku mes të ftuarve ka qenë Luizi dhe bashkëshortja e tij, Kiara. Luizi madje në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë një foto me djalin e Doshit, i cili e ka mbështetur lojën e fituesit të “Big Brother Vip”.

luiz ejlli.jp

Emra të tjerë të njohur nga fusha e biznesit dhe e politikës, gjithashtu kanë qenë prezente. Trashëgimtaret e “Top Medias”, kanë zbuluar se kanë qenë të ftuara në këtë event, ku edhe kanë publikuar pamjet nga kopshti magjik që festa kishte si dekor. E si një dasmë gjysmë shkodrane, e gjysmë vlonjate, nuk kishte sesi të mungonte muzika tradicionale.

briana doshi bruno cela dasma (14)

Këngëtaret Silva Gunbardhi dhe Aurela Gaçe, kanë qenë vetëm dy nga emrat e ftuar për të elektrizuar atmosferën në këtë ceremoni. E si tradita e do, ato nuk kishin sesi mos ti dedikonin edhe këngët labe dhëndrit, i cili i ka shijuar së bashku me miqtë e tij, duke kërcyer.

briana doshi bruno cela dasma (11)

Menyja ushqimore ka qenë e përzgjedhur me shumë kujdes, duke kombinuar recetat më të shijshme për të ftuarit që ishin në festë. Por e gjithë festa e çiftit, u bë në 1-vjetorin e vajzës së tyre, “Love Mary”. Një kënd i ishte dedikuar edhe vogëlushes, teksa fotot tregonin “Love Mary” muaj pas muaji teksa rritet.

briana doshi bruno cela dasma (9)

Ka qenë pikërisht “Love” kryefjala e ceremonisë, që ka festuar 1 vjetorin e saj. E veshur si e ëma me të bardha, vogëlushja ka marrë vëmendjen dhe përkëdheljet e të gjithë të pranishmëve.

briana doshi bruno cela dasma (8)

“Love Celebration” shkruhej në pusullat e mirëseardhjes, teksa mesazhet e dashurisë nuk mungonin në asnjë kënde. Vetë nusja është shprehur e lumtur për gjithë realizimin dhe atmosferën e krijuar, duke mos i fshehur emocionet në këtë ditë të veçantë.

briana doshi bruno cela dasma (6)

Ndonëse u përpoq që të mbahej sa më intime, detajet e kësaj feste kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale, por edhe në media. Mund të quhet pa frikë eventi i vitit, teksa dekori dhe çdo detaj tjetër ishte një risi për vendin tonë, duke sjellë diçka krejtësisht të veçantë, nga ana tjetër edhe të ftuarit VIP ishin të përzgjedhur, duke i shtuar peshën kësaj feste.

briana doshi bruno cela dasma (5)

Kujtojmë se ceremonia erdhi 1 javë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku Tom Doshi mori një rezultat të shkëlqyer me partinë e tij, PSD. Nga ana tjetër edhe dhëndri i familjes Doshi, tashmë është i angazhuar në politikë. Bruno Çela, ka fituar një mandat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku renditej i pari në listën për Tiranën.

briana doshi bruno cela dasma (10)

Tashmë edhe Bruno do të jetë më i angazhuar në politikë, duke u bërë kështu një profil disi më mediatik. Nga ana tjetër, vajza e Tom Doshit, ka zgjedhur gjithnjë të qëndrojë e tërhequr nga mediat, duke vijuar me angazhimin e saj larg syve të publikut.

briana doshi bruno cela dasma (16) briana doshi bruno cela dasma (2) briana doshi bruno cela dasma (4) briana doshi bruno cela dasma (17) briana doshi bruno cela dasma (12)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura