Nga Ferencvaroshi te Torino, disa klube duan sulmuesin e Partizanit. Një mesfushor kërkohet në Rusi

May 29, 2024 | 8:45
SHPËRNDAJE

Teksa po përpiqet të kapërdijë dhimbjen e humbjes së titullit në ndeshjen e fundit të kampionatit, Partizani duhet të mendojë edhe për shitjet, që bëhen akoma më të rëndësishme në kushtet kur të ardhurat nga UEFA do të jenë më të ulëta për shkak se skuadra nuk do të luajë në Champions League.

Ça se bouscule au portillon pour Archange Bintsouka !

Drejtuesit janë të hapur për shitje, teksa disa lojtarë janë në mesin e interesimeve të disa klubeve të rëndësishme europiane. Së fundmi në skenë ka dalë emri i Arshonzh Bintsuka. Sulmuesi mbylli sezonin e tij të parë me Partizanin, por mund të jetë edhe i fundit. Autor i 10 golave në këtë edicion të Kategorisë Superiore, njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i të kuqve, kongolezi ka ngjallur interesin e disa klubeve të rëndësishme nëpër Europë. Media prestigjioze franceze, “Foot Mercato”, shkruan se për Bintsukën interesohen hungarezët e Ferencvaroshit, por ata nuk janë të vetmit. Madje lista për shërbimet e kongolezit është tejet e zgjeruar. I njëjti burim zbardh interesin e disa klubeve nga Italia dhe Portugalia për 21-vjeçarin. Nga përtej Adriatikut bëhet me dije se Torino, Hellas Verona dhe Xhenoa kanë studiuar dhe ndjekur sulmuesin, i cili duke parë përmasat e këtyre klubeve, në rast kalimi do t’i bashkohej fillimisht ekipeve të dyta.

Gjithashtu, luzitanët e Familikaos, Vitorias, Hil Visentes dhe Farense gjithashtu janë njohur me aftësitë e sulmuesit kongolez. Partizani ka dijeni për interesin e gjerë mbi sulmuesin, por pret oferta zyrtare për t’i shqyrtuar. Kontrata e Bintsuka me Partizanin skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe shitja në këtë sesion merkatoje shihet si mundësia e fundit për të nxjerrë të ardhura nga Bintsuka.rrapaj

RRAPAJ – Arinaldo Rrapaj është gjithashtu mes lojtarëve, që mund të largohen në verë. Mesfushori nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën e tij për të lënë Partizanin për një klub më të madh jashtë vendit, por për shumë arsye nuk ka mundur të plotësojë ëndrrën e tij. Edhe për të riun ka interes nga klube të ndryshme si ato bullgare, hungareze, por edhe ruse. 22-vjeçari në këtë sezon arriti të dhurojë 9 asiste dhe të shënojë 2 gola në kampionat. Kjo verë shihet si mundësia më e mirë për tu larguar, me Partizanin, që nuk pritet ta pengojë të largohet, pas tri sezonesh të suksesshme si “dem”. Siç është raportuar ditë më parë, edhe Maget Gueje është mes lojtarëve që pritet të largohen, pasi drejt ka disa oferta.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura