“Nga 1 tetori rritje me 8.6% të pensioneve”- Deputeti i PS: Do mbulojë plotësisht normën e rritjes së inflacionit

Sep 14, 2023 | 11:06
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dhënë lajmin se duke nisur nga data 1 tetor pensionet do të rritën në masën 8.6 %.

Në fjalën e tij në Parlament, ai u shpreh se kjo do të mbulojë të gjithë normën e rritjes së inflacionit për pensionistët.

Sipas Braçes kjo do të sjellë për 3 muajt në vijim në buxhetet e pensionistet 3.2 mln lekë plus.

“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrin një rritje të pensionit me 8.6 %. 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritjes së inflacionit për pensionistët. Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muajt në vijim në buxhetet e pensionistet 3.2 mln lekë plus, 32 mln dollarë. Kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistët 121 mln dollarë. Kjo është fatura e plotë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura