Negociatat/ A do të ndikojë kriza politike për shtyrje të vendimit në shtator? Ja si përgjigjet Mogherini

May 29, 2019 | 13:53

Komisioni Evropian është i qartë në rekomandimin e tij që i përcjell Këshillit të KE, që Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.

mogherini

Kështu ka deklaruar Federica Mogherini, në përgjigje të pyetjes nëse do të ndikojë kriza politike në Shqipëri, për një shtyrje në shtator, të vendimit të Këshillit të Evropës, për çeljen e negociatave.

“Vendimi i KE është i qartë, Shqipëria është gati për të nisur negociatat. Nëse i referohemi krizës politike, cili vend nuk ka kaluar krizë? Vlerësimi ynë nuk është politikë, por teknik. Shqipëria të bëjë pjesën e saj te vetingu dhe reformimi i gjyqësorit, dhe rekomandimi është i qartë për këshillin e BE që të hapë negociatat”- tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura